Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me gazetarët, ka treguar se kostoja e kurimit nga COVID në një familje shqiptare, ku ishin tre të infektuar, kishte shkuar në 1 milion e 300 mijë lekë.
Kujtojmë këtu se një nga pikat kyçet të planit të rimëkëmbjes së PD-së, është rimbursimi i plotë nga qeveria, i barnave që marrin pacientët ambulatorë, në kushtet kur këta përbëjnë mbi 90% të të sëmurëve.
“Problemi i parë emergjent që ti konstaton është se përqëndrimi në Tiranë ka sjellë një kolaps edhe të spitaleve në Tiranë dhe të infeksioneve jashtë Tirane.
Problemi i dytë: këta që trajtohen në shtëpi dhe u shkon fatura – unë i kam parë vetë, u kam shkuar në shtëpi disa prej tyre, burrë grua dhe një nga tre fëmijët e sëmurë, u shkon fatura 1 milion e 300 mijë lekë. Vetëm fatura, pa llogaritur skanerin dhe këto bombolat e oksigjenit etj etj…”