Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka njoftuar sot se në të gjitha qendrat e votimit do të instalohen pajisjet për verifikimin elektronik. Në një postim në mediat sociale, Celibashi bën me dije se pajisja pengon votimin e dyfishtë.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021.
Pajisja lexon dhe regjistron të dhënat e votuesve, qendrën e votimit dhe foton. Pas verifikimit, nënshkrimi bëhet elektronikisht duke lënë shenjën e gishtit.
Të dhënat ruhen sipas standarteve të sigurisë dhe asgjësohen pas përfundimit të procesit zgjedhor. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.“, shkruan kreu i KQZ teksa publikon videon shpjeguese.