Pas mbërritjes në Shqipëri, kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas zyrës së OSBE-së, ambasadori ka deklaruar se mbështet proceset demokratike në Shqipëri.
“Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në takime, ambasadori Del Monaco tha se ishte shumë i lumtur të ndodhej në Shqipëri dhe të shërbente për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median”, thuhet në njoftim.