Burri vret gruan në qendër të qytetit të Elbasanit. Koço Buzo, 68 vjeç, ish-efektiv policie qëlloi me mbi 11 plumba ish-bashkëshorten e tij, e cila për fat të keq nuk mundi që t’ju shpëtojë plagëve të marra. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë.
Raportohet se autori është një ish-efektiv policie, i cili ishte në proces divorci me të shoqen. Ai ka shkuar në banesë dhe e ka qëlluar të shoqen pas një konflikti verbal për motive të dobëta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që ish-burri kishte për të shoqen.