DIVJAKË- Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Babunjë të Divjakës, në banesën ku jetonte çifti.
Divjakë/Informacion paraprak
Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.