Detaje të reja janë mësuar nga krimi në familje që tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme. Burime bëjnë me dije se ka qenë pastruesja e cila ka njoftuar policinë për humbjen e kontaktit me 58-vjeçaren Diana Vukajn e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj, Fabian Vukaj, 55-vjeç.
58-vjeçarja, Diana Vuka, prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.