Data 25 dhjetor është padyshim një nga festat më të rëndësishme për besimtarët katolikë dhe ortodoks, në Shqipëri dhe kudo në botë. Por, këtë vit ashtu si çdo gjë tjetër edhe Krishtlindjet u ndikuan nga pandemia e koronavirusit, që aktualisht ka gjunjëzuar mbarë globin.
Ditën e djeshme është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës. Nga ana tjetër Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.
E njëjta situatë paraqitet në gjithë botën, madje vende të cilat janë me popullsi shumicë të krishterë kanë marrë masa të forta që mos lejojnë grumbullimet apo mbledhjet masive familjare për Krishtlindje.
Veç kufizimit të orarit të lëvizjes, i cili duke filluar nga dita e sotme, do të fillojë nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, Policia e Shtetit ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.
Në qytetet siKorça, ku tradita e Krishtlindjeve është festë e madhe edhe në sheshin e qytetit, ditëne sotme është rrethuar nga policia dhe forcat efektive për të mos lejuar festimet apo grumbullimet.