Gazetari i njohur, Baton Haxhiu, është larguar papritur nga ekrani i televizionit “Abc News”, pët të kaluar në një television tjetër.
Lajmi që Baton Haxhiu nuk do të vazhdonte të ishte pjesë e ABC është bërë i ditur edhe më parë nga tirananews.al ku edhe thuhej se Haxhiu do të shfaqej në janar në televizionin Euronews Albania që drejtohet nga Ilva Tare.
Gazetari i njohur bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë, në emisionin Shock, siç edhe ata e pranuan vetë në puntatën e parë që u shfaq në datën 4 janar.
Por çfarë e ka bërë të largohet gazetarin nga televizioni ku ishte me parë, në të cilin kishte vetëm disa muaj që kishte nisur emisionin e tij politik që transmetohej çdo të enjte në orën 21:00. Burime për albanews.al kanë bërë me dije se ndarja me ABC nuk ka qenë edhe aq e mirë, pasi gazetari Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.
Jo vetëm kaq, por Baton Haxhiut i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij.