• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kritika ndaj kompanisë Facebook për ndikim negativ tek përdoruesit

07/10/2021
in Botë
0
Kritika ndaj kompanisë Facebook për ndikim negativ tek përdoruesit

Kompania Facebook është sërish në qendër të debateve. Një raport i fundit nga gazeta “Wall Street Journal” nxjerr në pah informacione të brendshme mbi efektet e dëmshme të platformës dhe ngurrimin e kompanisë për të vepruar. Një sinjalizuese, ish punonjëse e Facebook-ut, dëshmoi përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura, se kompania ishte në dijeni të dëmeve të mundshme, që u shkaktonte Instragrami adoleshentëve. Kompania Facebook, gjiganti i medias sociale, që ka nën pronësi edhe Instagramin dhe WatsApp-in, sërish ndodhet në qendër të vëmendjes.

“Jam këtu sot sepse besoj se produktet e Facebook-ut dëmtojnë fëmijët, nxisin përçarjet dhe dobësojnë demokracinë tonë“, tha Francez Haugen, ish punonjëse e Facebook-ut.

Ajo kishte punuar për kompaninë Facebook për dy vite si menaxhere projektesh, por që atëherë është bërë e njohur si sinjalizuesja e kompanisë. Të martën, zonja Haugen dëshmoi në një seancë në Senat rreth asaj, që ajo e cilëson si mungesë e qëllimshme veprimi dhe transparence nga kompania dhe aplikacionet e saj, siç është Instagrami. Ajo tha se algoritmet e Facebook-ut kanë prirje të promovojnë gënjeshtrat para të vërtetave, duke përmendur fushatat e dezinformimit, që janë përhapur në ShBA dhe jashtë saj.

“Udhëheqja e kompanisë di si t’i bëjë Facebook-un dhe Instagram-in të sigurtë, por nuk do që t’i bëjë ndryshimet e nevojshme, sepse ajo vë fitimet para njerëzve”, tha ajo.

Sipas studimit të vetë Facebook-ut, 32 për qind e vajzave adoleshente në Instagram thonë se kur ndiheshin keq për trupin e tyre, platforma i bënte të ndiheshin edhe më keq.

“Facebook-u e di se algoritmet, që mundësojnë shfaqjen e postimeve bazuar në aktivitetin e përdoruesit, mund t’i çojnë fëmijët me shpejtësi nga tema të padëmshme, si receta të shëndetshme ushqimi, në postime që promovojnë anoreksinë”, tha zonja Haugen.

Kompania Facebook thotë se zonja Haugen kishte qasje të kufizuar në hulumtimet dhe politikat vendim-marrëse të kompanisë. Zyrtarja për sigurinë globale në Facebook foli para senatorëve javën që shkoi.

“A ka patur raste në studimet tuaja, kur një ndryshim në platformën e Facebook-ut mund të shkaktonte dëme tek përdoruesit, por ju e keni zbatuar gjithsesi, pasi ajo shton përdoruesit, ose fitimet”, pyeti Senatori Demokrat Ben Ray Lujan.

“Unë nuk kam përvojë të tillë në Facebook. Ne kujdesemi shumë për sigurinë e njerëzve në platformën tonë. Kemi investuar 12 miliardë dollarë në të, kemi mijëra e mijëra njerëz, që punojnë për këtë çështje. Kjo nuk është mënyra jonë e punës”, u përgjigj Antigone Davis, drejtuese e sigurisë globale në Facebook.

“Ne e kemi dëgjuar Facebook-un në dëshmi dhe seanca duke thënë se ata do të bëjnë më të mirën, do të veprojnë ndryshe. Por pasi largohen asgjë nuk ndodh. Unë mendoj se kjo është hera e parë, që po dokumentohen gjërat për të cilat ata kishin informacione, gjërat që mund të ishin bërë, por nuk i bënë“, tha Shireen Mitchell, kritike e Facebook-ut.

Disa po e krahasojnë Facebook-un me momentet kritike ku e gjeti veten industria e cigareve…

“Facebook-u dhe teknologjia po përballen me momentin kritik të ngjashëm me atë kur mësuam se industria e duhanit e dinte se produktet e tyre shkaktonin kancer, por që ata i kishin fshehur dosjet e hulumtimeve”, tha Senatori demokrat Richard Blumenthal.

Mbetet për t’u parë nëse ligjvënësit dhe rregullatorët do të veprojnë për të zvogëluar dëmin që pretendohet se shkaktohet nga Facebook. Ende nuk dihet se si do të reagojë kompania, edhe nëse thirrjet për ndryshim vijnë nga brenda.

Tags: facebookndikim negativWall Street Journal
Previous Post

Planifikohet një takim virtual mes presidentëve të SHBA-së dhe Kinës

Next Post

Ndahen çmimet ‘Nobel’ në Letërsi, ja kush është shkrimtari që triumfoi në Stokholm

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Ndahen çmimet ‘Nobel’ në Letërsi, ja kush është shkrimtari që triumfoi në Stokholm

Ndahen çmimet ‘Nobel’ në Letërsi, ja kush është shkrimtari që triumfoi në Stokholm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.