Lulzim Basha ka deklaruar se është gati të bëjë gjithçka për PD. “Jam në dispozicion për gjithçka për hir të demokratëve” .
Pasi mungoi në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur sot teksa ka dalë nga selia blu.
Kur të gjithë presin dorëheqjen e tij, Lulzim Basha u shpreh: Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i PPE për Partinë Demokratike. Unë mbetem në dispozicion të bëj gjithçka për hir të demokratëve.