• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kriza / Prodhimi i automjeteve në Gjermani bie në nivelin e vitit 1974

23/12/2021
in Botë
0
Kriza / Prodhimi i automjeteve në Gjermani bie në nivelin e vitit 1974

DUISBURG – Industria e automobilëve në Gjermani ka rënë gjatë vitit 2021 në një krizë të thellë, e cila fillimisht nuk ra në sy për shkak të rezultateve të mira financiare të kompanive. Por në fakt prodhimi i automobilëve ra këtë vit në nivelin e vitit 1974 shkruan gazeta “Die Welt”.

Sipas të dhënave të kësaj gazete deri në fund të vitit 2021 në Gjermani do të prodhohen vetëm 2.85 milionë makina. Kjo përbën një rënie prej 19 për qind në krahasim me vitin 2020, i cili ishte shumë i dobët. Sipas Ferdinand Dudenhöffer, drejtor i Qendrës private për Kërkime Automobilistike (CAR) në Duisburg, “viti që po përfundon është një vit i zi për industrinë e prodhimit të automjeteve në Gjermani”.

Kaq pak makina sa në vitin 2021 në Gjermani janë prodhuar për herë të fundit në vitin 1974, në kohën kur bota ishte përfshirë në krizën e parë të naftës. Në këtë kohë u hodh në treg VW Golf si pasardhësi i Beetle. Shkaku i rënies aktuale është mungesa akute e gjysmëpërçuesve në industrinë e automobilëve në mbarë botën. Për shkak të pandemisë së koronës, fatkeqësive natyrore dhe gabimeve të sektorëve të blerjeve të koncerneve, prodhuesit e automobilëve nuk po furnizohen mjaftueshëm me gjysmëpërçues që prej një viti.

Rënia e Gjermanisë si prodhuese automjetesh e dukshme

Ndryshe nga Gjermania në Indi pati në vitin 2021 një rritje të prodhimit të automjeteve. Gjermania tani renditet e shtata në listën ndërkombëtare të prodhuesve më të mëdhenj të makinave. Kjo është një rënie dramatike, sepse vitin e kaluar, Gjermania renditej e katërta.

Mungesë gjysmëpërçuesish që prej një viti

Nëse e shikojmë në një periudhë disi më të gjatë kohore, rënia e Gjermanisë si prodhuese automjetesh bëhet edhe më e qartë. Rënia në prodhimin e atomjeteve në Gjermani nisi në vitin 2017, dhe kurba që prej atëherë është në rënie të vazhdueshme. Sot numri i makinave të prodhuara është 50 për qind më i ulët së në atë kohë. (DW)

Tags: GjermanikrizapandemiaProdhimi i automjeteve
Previous Post

Covid në SHBA! Biden apel qytetarëve: Ne jemi gati, do ta kalojmë dhe këtë

Next Post

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Pas 20 vitesh NATO tërhiqet tërësisht nga Afganistani

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.