Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht, i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Por Bora dhe Donaldi po kalojnë një krizë në marrëdhënie. Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet e tyre sociale.
Bora dhe Donaldi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë që kishin bashkë. Megjithatë, Bora vazhdon të ndjekë vëllain binjak të Donaldit, Romeon, në Instagram.
“Prive” ka mësuar se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht. Se çfarë ka ndodhur mes tyre nuk dihet ende.