• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kroacia hyn zyrtarisht në Euro

13/07/2022
in Botë
0
Kroacia hyn zyrtarisht në Euro

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht Kroacinë që të bëhet anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët te euro-s.

Duke filluar nga 2023 Kroacia do të përdorë monedhën e euros, raporton Reuters.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha se pranimi i Kroacisë konfirmoi se euro mbetet një “monedhë globale tërheqëse, elastike dhe e suksesshme” dhe një simbol i forcës dhe unitetit.

Ministri çek i Financave, Zbyněk Stanjura, tha se miratimi i përdorimit të euros është një vendim i përgjegjshëm politik, duke nënvizuar se “Kroacia ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret ekonomike të kërkuara”. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se përdorimi i euros do të sjellë përfitime ekonomike për Kroacionë.

“Do të ndihmojë në statbilizimin e normave të interesit, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë për individët dhe kompanitë të marrin hua, si dhe do të sjellë ndikim pozitiv në rritjen e saj falë integrimit të plotë në tregun evropian”, tha zoti Dombrovskis.

Kroacia bëhet anëtarja e njëzetë e eurozonës.

Vendi i fundit i Bashkimit Evropian që iu bashkua eurozonës ishte Lituania në vitin 2015. Ministri kroat i Financave, Zdravko Mariç, tha se vendi i tij mezi pret të ndihmojë “në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros”.

“Do të shohim se si do të ecin gjërat. Mezi presim të bëhemi vendi i njëzet anëtar i eurozonës dhe kësisoj të japim kontributin tonë në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros si dhe fuqisë së përgjithshme të valutës së dytë më të madhe në botë”, tha ai.

Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, adoptimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet e thella financiare ndërmjet anëtarëve të bllokut të monedhës, si dhe nga autoriteti monetar i Bankës Qendrore Evropiane.

Një efekt më i prekshëm është fakti se asnjë nga 340 milionë banorët aktualë të zonës euro që vizitojnë Kroacinë, nuk do të kenë më nevojë të shkëmbejnë paratë e tyre.

Hyrja në eurozonë ka edhe shpërblime politike, meqë monedha e përbashkët është projekti më ambicioz i Evropës për të integruar shtetet, duke u dhënë atyre një vend në tryezat kryesore vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.

Monedha kombëtare që Kroacia do të braktisë quhet kuna. Një nga tre aktet ligjore të miratuara të martën përcakton normën e shkëmbimit midis euros dhe kunës kroate në 7,53 kuna për 1 euro.

Tags: euroeurozonekroacimonedha e perbashket
Previous Post

Përfundojnë 5 tunelet në ish-sheshin Shqiponja, Rama publikon pamjet: Trafiku është lehtësuar ndjeshëm

Next Post

Parashikimi i motit për sot: Rriten temperaturat

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i motit për këtë të hënë: Rriten temperaturat në mesditë

Parashikimi i motit për sot: Rriten temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.