Rakip Suli, kryebashkiak i Kamzës ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre paraardhësin e tij në të njëjtin pozicion, Xhelal Mziun.
Suli ka ngritur akuza ndaj Mziut për një leje të pretenduar që ky i fundit e ka dhënë gjatë kohës që ishte në detyre, për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.
Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga ana e PD, Xhelal Mziu nuk kandidoi në zgjedhje dhe për iu la rruga e hapur Rakip Sulit për t’u bërë kryetar Bashkie në Kamëz. Në përballjen e tyre të mëparshme për kryebashkiak fitues doli Mziu.