Mbrëmjen e së dielës, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i tha Associated Press se qyteti i tij ishte “rrethuar” nga forcat ruse.
Por më vonë ai tha se nuk është kështu dhe se ky është një “dezinformim”.
“Mediat ruse në internet po përhapin informacione duke mu referuar mua se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos i besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, – shkroi ai në aplikacionin Telegram.
Shtetrrethim mbetet në fuqi në kryeqytet dhe banorët po fshihen në bodrume dhe stacione nëntokësore të metrosë.