Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, sot i ndaluar nga SPAK, një vit e gjysmë më parë u sulmua me granatë. Në 31 dhjetor të vitit 2019, një ngjarje e rëndë ndodhi në zyrën e kryebashkiakut Tushe. Si pasojë e një shpërthimi granate, mbeti i plagosur Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.
Autori i ngjarjes sipas policisë ishte ish-shoferi i kryebashkiakut Gëzim Saraçi.
Granata ofensive shpërtheu poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe.
Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë nga ngjarja mbeti e plagosur sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.
Fatos Tushe mësohet se kishte marrë shantazhe në mënyrë të vazhdueshme nga ish-shoferi i tij, por nuk kishte bërë asnjë kallëzim penal në polici.
Në 2017, Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës.