Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në selinë e partisë së saj.
Kryemadhi thotë se LSI mbështet punën e institucionit për të përmbushur misionin e tij.Ajo thekson se shumë punonjës gjatë qeverisjes aktuale janë larguar pa të drejë nga puna, biznese të gjobitura pa të drejtë dhe shqiptarë të trajtuar padrejtësisht.
Kryemadhi premton se më 25 prill merr fund paligjshmëria dhe qeveria e re do punojë për të gjithë njësoj.