Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt shtetit të Spanjës. Mësohet se këtë herë, Rama ka zgjedhur të marrë me vete ministren e Arsimit, Evis Kushi, për shkak të takimeve që do të zhvillohet në Spanjë në lidhje me fushën e arsimit.
Objektivi i këtij udhëtimi do të jetë bashkëpunimi me universitetet prestigjioze mes Shqipërisë dhe Spanjës, por ende nuk dihen detaje konkrete nga axhenda e kryeministrit të Shqipërisë.
Në Spanjë, Kreu i Qeverisë pritet të diskutojë edhe për qëndrimin që do të mbahet në raport me Maqedonin e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Pas Spanjës, kryeministri Rama do të niset drejt Sllovenisë, ku më 6 Tetor organizohet samiti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.