Nëpërmjet një video, kryeministri Edi Rama ka përmbledhur atë çka ka ndodhur vitin që lëmë pas, duke veçuar veçanërisht çështjen e tërmetit tragjik të një viti më parë.
Sigurisht, kreu i qeverisë përmend edhe pandeminë, duke theksuar se puna më e vështirë është ajo e shqiptarëve të zakonshëm.
“Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”- shkruan Rama.