Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka publikuar statistikat e vrasjeve të vitit 2012 krahësuar me vrasjet në 2019 sipas të dhënave nga Policia e shtetit. Rama tregon se kriminaliteti nuk është rritur në vend, por përkundrazi është ulur, ku sipas të dhënave në vitin 2012 ka ndodhur 126 vrasje dhe në vitin 2019 kanë ndodhur 58 vrasje.
“MIRËMËNGJES dhe me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma), ju uroj një ditë të mbarë”,- shprehet Rama.
