Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me anë në një video mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.
Në mesazhin e tij Kryepeshkopi Anastas thekson se “Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj te gjitha pasioneve shkatërrimtare, si edhe na fton te shijojmë çlirimin tone nga pushteti i tyre”.
Mesazhi i plotë:
“Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj të gjitha pasioneve, shkatërrimeve, si dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Në një botë që vuan nga armiqësi vdekjeprurëse, le të luftojmë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumta. Le të përpiqemi që të fuqizohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike midis njerëzve dhe popujve. Krishti i ngjall vëllezër e motra! Me shëndet e shpresë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë dhe me lirinë e ngjalljes në shpirtin tonë. Gëzuar Pashkën!”.
Ashtu si edhe një vit më parë pandemia kushtëzoi shumë nga ritualet e javës se madhe te pashkës por ketë herë qytetarët ndjehen paksa më të çliruar për festimet e tyre.