Angli-Arrestohet në Angli shqiptari i identifikuar si Ritvan Qullhaj, 21- vjeç.
I riu shqiptar u arrestua në Rhyl të Britanisë, ku ruante rreth 300 mijë rrënjë të kultivuara, që kapin vlerën e 30 mijë paund, raportojnë mediat e huaja.
Apartamenti ku kultivohej droga, ishte në ish-pub-in Windsor Arms në Uells të Britanisë. 21-vjeçari deklaroi në gjykatë se ishte detyruar që të merrej me këtë punë, pa dëshirën e tij.
Qullhaj u shpall fajtor për prodhimin e lëndëve narkotike dhe u dënua me 14 muaj burg. Pasi të kryejë dënimin ai do të dëbohet për në Shqipëri.