Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00 si pasojë e masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mesha ishte parashikuar të mbahej në mesnatë sipas traditës, por duke qenë se lëvizja e qytetarëve në këtë orë është e ndaluar, Kisha ka vendosur zhvillojë atë 6 orë përpara.
Vendimi i Komitetit të Ekspertëve solli edhe reagimin e Imzot George Frendos i cili me një letër drejtuar kryetares së këtij komiteti Mira Rakacolli deklaroi se ku vendim diskriminon katolikët.