Policia e Spanjës ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona të dyshuar, pasi akuzohen për rritje të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë dhe akuzohen për krime kundër shëndetit publik.
Operacioni policor, përveç arrestimit të gjashtë të dyshuarve, me origjinë shqiptare, çoi në shkatërrimin e 2 421 bimëve marihuanë në një gjendje të përparuar të rritjes, me peshë 301 kg, dhe më shumë se nëntë kilogram sytha të përgatitur për shpërndarje.