Policia e Krujës ka vënë në pranga 6 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që dy persona janë proceduar penalisht. Të arrestuar janë: Xhavit Brama dhe Enea Brama, atë e bir, Ylli Halili, Xhelal Nuzi dhe Benard Nuzi, atë e bir dhe Valentin Lata. Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme”