Provimet e lirimit për klasat e nënta pritet të fillojnë më 16 qershor. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar ditën e sotme se në këtë datë do të fillojë provimi i parë për klasat e 9-ta, ai i Gjuhës Shqipe.
Në 24 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë atë të lëndës së Matematikës. Ndërkohë që provimi i tretë i gjuhës së huaj do të jepet në datën 25 qershor.
Ndërsa për nxënësit e pakicave kombëtare që do të bëjnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë për “Gjuhën amtare”m i cili do të jepet në datën 11 qershor. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe secili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.