MAQEDONI E VERIUT– Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë dy shqiptarët e ekzekutuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkup. Të rinjtë që shikoni në foto ishin brenda një makine të parkuar të llojit “Citroen” në momentin që u qëlluan nga një mjet tjetër me dy armë të ndryshme.
Plagët e marra bënë që Berisha dhe Vardari të ndërronin jetë në vend. Dyshohet se edhe autorët e krimit, njësoj si viktimat janë shqiptarë, por ende janë të paidentifikuar.
Në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë për shkak të orës së vonë kur ka ndodhur krimi, por po merrne në pyetje familjarët dhe miqtë e viktimave për të zbardhur ndonjë konflikt që dy të rinjtë mund të kenë pasur më herët.