Tiranë- Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për të përcaktuar trupën gjykuese që do të japë vendimin për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxhën dhe personat e tjerë të arrestuar. Kryesues i seancës është zgjedhur Nertina Kosova dhe antarë Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.
Kujtojmë se SPAK arrestoi gjyqtaren Enkelejda Hoxha në operacionin ku u vunë në pranga edhe 9 personalitet të tjerë të drejtësisë.
Enkeleida Hoxha ka liruar shumë personazhe të botës së krimit nga baugu, mes tyre ish-numrin dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle. I ka shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim