Jemi në muajin qershor dhe në Shqipëri, si dhe disa vende të tjera si Amerika, po përballemi me një valë të nxehti ekstrem. Deri më tani në SHBA janë vendosur 4000 rekorde nëpër shtete me temperatura ekstremisht të larta. Dhe më shumë pritet të regjistrohen në dy muajt në vijim.
Çfarë e shkakton valën e nxehtësisë?
Vala e nxehtësisë shkaktohet nga kushtet atmosferike të quajtura ‘kupola e nxehtësisë’. Me pak fjalë kupola e nxehtësisë formohet kur presioni i lartë në atmosferën e sipërme krijon një lloj mburoje që ndalon ajrin e nxehtë të ngjitet lart. Ndërsa ajri afrohet përsëri me Tokën, ai presohet dhe nxehet edhe më shumë. Në këtë mënyrë bllokohen edhe retë dhe stuhitë të cilat mund të sillnin një freskim apo pengim të rrezeve përvëluese të diellit. Kjo kupolë nxehtësie krijon gjithashtu valë të nxehta intensive, për shkak të krijimit të një cikli të rrezikshëm.
Shkencëtarja e klimës në Universitetin e Teksasit, Katharine Hayhoe, thotë se sa më shumë të rriten temperaturat, aq më e rrezikshme bëhet kupola e nxehtësisë dhe anasjelltas. Vala mund të zgjasë nga tre deri në shtatë ditë, por ka raste kur zgjat më shumë dhe ky është problemi.
Qershori i Rekordeve:
Rekordi i lartë i qershorit për shtetin e Uashingtonit është 45 gradë dhe pritet që ky rekord të thyet sërish. Shkencëtarja thotë se kjo valë është e rrezikshme, sidomos për komunitetet që nuk janë mësuar me këtë lloj të nxehti dhe valët e këtij viti mund të jenë shumë më ndryshe se çdo valë tjetër e kaluar: Dhe nëse nuk ke një kondicioner, do të jetë akoma më e vështirë, trupi ndihet i rraskapitur, nevoja për të qëndruar të hidratuar vlen më shumë se në çdo rast tjetër.
Vala e nxehtësisë është gjithashtu rrezik për vatra zjarri. Dhe me ndryshimet klimatike po shpeshtohen gjithnjë e më shumë, kudo.
Lagështia në tokë mund të zbutë efektet e nxehtësisë, ashtu si trupi me djersën, që më pas e ftoh. Por me ndryshimet klimatike, dhe rrjedhimisht me kaq pak ujë në Tokë, në rrugët ujore dhe në bimësi, nuk ka aq shumë për të thithur nxehtësinë përveç vetë ajrit.
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga gazrat serë nga djegia e lëndëve djegëse fosile ka për qëllim t’i bëjë valët e nxehtësisë më të gjata, më intensive dhe më të shpeshta.
Studiuesit që analizojnë ngjarjet e kaluara tashmë kanë zbuluar se njerëzit ndajnë një pjesë të madhe të fajita pasi kanë kontribuuar në ndryshimin e klimës. Vala e nxehtësisë së verës 2019 mori 2500 jetë njerëish në Evropën Perëndimore. Ndryshimi i klimës e bëri nxehtësinë pesë herë më të mundshme sesa në rastin kur nuk do kishin ndodhur këto ndryshime. Gjithashtu valët e nxehtësisë në oqean janë bërë 20 herë më të mundshme sesa rritja mesatare e temperaturave. Vala e nxehtësisë e vitit 2020 në Siberi ishte 600 herë më e mundshme për shkak të ndryshimit të klimës.
Mekanizmi është i thjeshtë:
Djegia e lëndëve djegëse fosile shton gaz serë në atmosferë, e cila bllokon më shumë energji nxehtësie dhe rrit temperaturat mesatare e cila nga ana tjetër, gjithashtu rrit temperaturat ekstreme.
Gjithsesi i nxehti nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.
Temperaturat e natës po rriten më shpejt sesa temperaturat e ditës.
“Në përgjithësi, që kur regjistrimet filluan në vitin 1895, gjatë verës temperaturat e ulëta gjatë natës po ngrohen me një shpejtësi gati dy herë më shpejt se temperaturat e pasdites për SHBA-të. Kjo mund të dëmtojë seriozisht njerëzit mbi mënyrën se si të përballojnë këtë valë të nxehtë”.
Ndotja e ajrit përkeqësohet gjithashtu pasi rritja e temperaturave rrit shkallën e formimit të rreziqeve si ozoni. Ndotës të tillë nga ana tjetër përkeqësojnë problemet e zemrës dhe mushkërive.
Lagështia:
Krahas nxehtësisë, një faktor tjetër i rëndësishëm për t’u marrë parasysh për shëndetin e njeriut është lagështia. Sasia e lagështisë në ajër ndikon në atë se sa mund të avullojë djersa nga trupi. Në disa pjesë të botës, si SHBA në jugperëndim, valët e nxehtësisë janë bërë më të thata. Por në rajone të tjera si Gjiri Persik dhe Azia Jugore, temperaturat më të larta të rrisin lagështinë. Trupi i njeriut është përshtatur për të përballuar temperaturën minimale 35, çfarë do ndodhte nëse për shkak të lagështisë së tepërt temperatura të bjerë? Sigurisht do të thotë rrezik për jetën!
Koha për të vepruar po na mbaron!
E gjithë kjo do të thotë që valët e nxehtësisë do të bëhen një fakt gjithnjë e më i ndikueshëm dhe i kushtueshëm i jetës në të gjithë botën nga ndikimet e drejtpërdrejta në shëndet deri te infrastruktura.
Por meqenëse njerëzit ndajnë një pjesë të konsiderueshme të fajit për valët ekstreme të nxehtësisë, ka edhe veprime që njerëzit mund të ndërmarrin për t’i zbutur ato. Rritja e efikasitetit të energjisë mund të lehtësojë në rrjetin e energjisë ndërsa shtimi i burimeve të energjisë që nuk kërkojnë ftohje aktive si era dhe dielli mund të rrisin kapacitetin pa shtuar emetimet e gazeve serë.
Përmirësimi i shtrirjes së shëndetit publik dhe sigurimi i më shumë burimeve ftohëse dhe arsimit, veçanërisht në lagjet më të rrezikuara, mund të zvogëlojë disa nga efektet më të këqija njerëzore.
“Në thelb të gjitha dëmet nga valët e nxehtësisë, të paktën nga ana shëndetësore, janë të parandalueshme nëse paralajmërojmë njerëzit në mënyrë efektive dhe thjesht ndihmojmë fqinjët tanë gjatë një ngjarje si kjo”.
Njerëzimi duhet të frenojë prodhimin e tij të gazrave që kapin nxehtësinë dhe na përvëlojnë planetin! Mund të duhen vite ose dekada që këto reduktime të shfaqen në sistemin e klimës, por ato duhet të fillojnë tani!
*Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.
Referim: The Verge, Vox.