Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë mbyll seancën e fundit plenare për këtë vit.
“Në 18 janar nis sesioni i ri parlamentar. Gëzuar, dhe mirupafshim duke ruajtur protokollin”, tha Ruçi.
Ky fakt u bë i ditur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në mbyllje të kësaj seance plenare, Ruçi i uroi deputetëve që të kalojnë festa të gëzuara, ndërsa nuk harroi që t’u kujtonte atyre dhe qytetarëve që të respektojnë protokollin anti-covid.
Kuvendi njoftoi ditën e djeshme se seanca e fundit plenare e këtij viti do të mbahet pikërisht ditën e sotme. Seanca nisi në orën 10:00 dhe ndryshe nga çdo ditë u mbajt ditë të mërkurë dhe jo të enjte. Këtë të mërkurë, 23 dhjetor Kuvendi mban seancën e fundit plenare për vitin 2020. Seanca parlamentare nisi me një ankesë të deputetit Kujtim Gjuzi se përse nuk ishte marrë në pyetje kërkesa e tij për interpelance me ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin Edi Rama.