Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota ligjin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka patur vetëm dy vota votë abstenim, e cila ka qenë e deputetit Nasip Naço. Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.
Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”. Gjatë votimit në parim 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit në parim 94 deputetë votuan pro. Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa sot shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.
Votimi në parim
97 pro
1 abstenim
0 kundër
Votimi në tërësi
94 pro
1 abstenim
0 kundër