TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt.
Propozimi i komisionit u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit.
Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.