Tiranë- Kuvendi ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare.
Kuvendi ka njoftuar seancën e radhës plenare që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00. Duket se ndryshe nga radhët e tjera, seanca s’do mbahet të enjten, por të mërkurën.
NJOFTIMI NGA KUVENDI
Njoftim për media
Të nderuar kolegë,
Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet nesër, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020, ora 10:00. (Urdhër nr. 66, datë 21.12.2020, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.
Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.
Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.
Faleminderit!