Tiranë- Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të ditës së sotme, më 5 nëntor 2020, është parashikuar të shqyrtohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”.
Në pikën e katërt të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Rendi i ditës nga Kuvendi
Në mbështetje të Urdhrit nr. 57, datë 3.11.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2020 (Neni 44, pika 2 e Rregullores). Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim (Neni 44, pika 3 e Rregullores) Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”. (Shqyrtimi në parim) (Nenet 78 dhe 158 të Kushtetutës dhe nenet 55, 73-77 dhe 82 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
Pyetje Shprehet nismëtari
Relator: Anastas Angjeli Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim.
Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, ligji nr. 10.019/2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Relator: Bashkim Fino Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, ligji nr. 10.019/2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Relator: Bashkim Fino Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).