Gjatë kohës që në Kuvend votohet shkarkimi i Ilir Metës, ky i fundit ka organizuar një koncert me valle dibrane në oborrin e Presidencës. Me shfaqjen e organizuar nga ansambli Folklorik i Dibrës “Haziz Ndreu”, kreu i shtetit përcjell me ironi punimet në kuvend, duke dhënë mesazhin se nuk është i shqetësuar për sulmin që i bën parlamenti.
Votimi në kuvend duhet të kalojë për miratim edhe në Gjykatën Kushtetuese për të marrë formë përfundimtare, ndërkohë që Meta ka deklaruar vazhdimisht se do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2022.