Ky është 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga një efektiv policia në Tiranë. Klodjan Rasha u qëllua në rrugën Dritan Hoxha, ndërkohë që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Rasha ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
I riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende të forta policin. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”. Sipas policisë, në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krëhër me fishekë.
Burime bëjnë me dije se efektivi i policisë ka qenë i vetëm kur ka vrarë të riun, ndërsa nuk dihet ende nëse 25–vjeçari ka pasur armë me vete apo jo pasi deklaratat e policisë kanë qenë kontradiktore.