• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ky është vendi i parë që autorizon ilaçin kundër Covid-19, mund të përdoret edhe në shtëpi

05/11/2021
in Botë, Kosova
0
Ky është vendi i parë që autorizon ilaçin kundër Covid-19, mund të përdoret edhe në shtëpi

Britania ka lëshuar një autorizim të kushtëzuar për ilaçin antiviral që lufton koronavirusin të kompanisë Merck, pilula e parë që ka treguar efektivitet kundër Covid-19-s. Britania bëhet vendi i parë që miraton ilaçin, por mbetet ende e paqartë se sa shpejt do të vihen në dispozicion pilulat për popullatën.

Ilaçi është licencuar për përdorim nga personat 18 vjeç e lart, të cilët rezultojnë pozitivë për Covid-19 dhe kanë të paktën një faktor që përbën rrezik për t’u prekur rëndë nga sëmundja, sikurse obeziteti apo sëmundjet e zemrës.

Ilaçi, i njohur si molnupiravir, parashikohet të merret dy herë në ditë, për pesë ditë me radhë, nga ata persona të cilët trajtohen në shtëpi dhe nuk paraqesin simptoma të rënda të Covid-19.

Një pilulë antivirale që zbut simptomat dhe përshpejton shërimin shihet si novatore, e që do t’i shërbente lehtësimit të ngarkesës në spitale duke ndihmuar dhe në frenimin e infeksioneve në vendet më të varfra e me sisteme të brishta shëndetësore. Ilaçi gjithashtu do të forconte qasjen e dyanshme për të luftuar pandeminë: e para nëpërmjet trajtimit me anë të ilaçeve dhe e dyta nëpërmjet parandalimit, kryesisht falë vaksinimit.

SHBA, Bashkimi Evropian e disa vende të tjera po shqyrtojnë mundësitë për dhënien e autorizimit për përdorim të pilulës. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njoftoi në tetor se do të mblidhte një panel ekspertësh të pavarur për të shqyrtuar sigurinë dhe efektivitetin e pilulës në fund të muajit nëntor. Por furnizimet fillestare me këtë ilaç pritet të jenë të kufizuara. Kompania farmaceutike Merck ka thënë se mund të prodhojë 10 milionë pilula deri në fund të vitit, por pjesa më e madhe e kësaj sasie është blerë tashmë nga disa vende të ndryshme.

Në muajin tetor, zyrtarët britanikë njoftuan se kishin siguruan 480,000 pilula molnupiravir dhe prisnin që duke filluar nga ky dimër mijëra britanikë në rrezik për shëndetin të kishin qasje tek ky trajtim.

Tags: covid 19ilaci kunder covid
Previous Post

Kur do të shpëtojmë nga pandemia: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2022, sipas ekspertëve?

Next Post

Shqipëria më e rrezikuara në BE për përjashtimin social, ekspertët: Janë shifra alarmante!

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Next Post
Shqipëria më e rrezikuara në BE për përjashtimin social, ekspertët: Janë shifra alarmante!

Shqipëria më e rrezikuara në BE për përjashtimin social, ekspertët: Janë shifra alarmante!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.