Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër- Koplik, ku janë përplasur tre makina.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesit e mjeteve të cilët janë nisur me urgjencë në spital. Mësohet se në gjendje më të rëndë shëndetësore është një nga shoferët sakaq dy të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, e cila po merret hetimin e ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit.