Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Elbasan-Metalurgji. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 26-vjeçar.
Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale Xh.K., por ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









