Basha mbërrin në Pallatin e Kongreseve, salla ngrihet në këmbë.
Me ovacione, duartrokitje, brohoritje e mbështetës që thërrasin emrin e tij. Kështu është pritur kryedemokrati Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve aty ku ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Me dy gishtat lart, Basha u fut brenda sallës që u ngrit në këmbë sapo pa kryedemokratin.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









