Tiranë- Fshati Sauk pranë Tiranës është tronditur mëngjesin e sotëm nga flakët që kanë shpërthyer nga kati i dytë i një vile.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të nxjerrë jashtë familjarë, fatmirësisht pa pasoja.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 6:30 në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, njoftoi Policia dhe ka vetëm dëme materiale. Evakuimi i menjehershëm i banorëve u bë nga sherbimet e Policisë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.