Një këmbësor është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Lezhë.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur një se furgon mallrash ka përplasur për vdekje këmbësorin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Po ashti mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.