Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati, ku banonte. Ngjarja ka ndodhur tek ish-Fusha e Avacionit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.