ITALI– Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arritur të ‘shkatërrojnë’ rrjetin e bandës së trafikut të drogës, nga ku është bërë i mundur arrestimi i 43 personave.
Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro. Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos , në orën 12.30 në gjykatën e Bergamos , në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.