Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Mësohet se 50-vjeçari me inicialet P.Z., ka marrë një plumb në këmbë.
Aktualisht ai po dërgohet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet se kush është autori i plagosjes.
Perditesim
Mësohet se personi që mori plumbin në këmbë quhet Faik Zeqja.