Një pus nafte në qytetin e Fierit mësohet se ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtor, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Punonjësi i lënduar është Viktor Balla.
Sipas informacioneve te fundit ai ndodhet në sallën e reanimacionit.
Punonjesi i lenduar është i moshës 51 vjeçare.
Ka djegie të shkallës së parë në trup.