TIRANË- Efektivi i Forcave Shqiponjave që ekzekutoi 25-vjeçarin Klodian Rasha është arrestuar nga Policia e Shtetit. N.H., u prangos disa orë pas ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se ai akuzohet nga prokuroria për vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.
Prokuroria e Tiranës që mori në dorë hetimin e ngjarjes përjashtoi më herët nga hetimi drejtorinë e Policisë Tiranë, për konflikt interesi, duke qenë se polici ishte pjesë e njësisë Shqiponja, që është nën varësinë e Drejtorisë Tiranë.