Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dekretimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo, duke e bere këtë gjykatë funksionale.
Ambasadorja Kim e cilëson ete një lajm të madh, ndërsa thekson se pas tre vitesh Shqipëria bëhet me Gjykatë Kushtetuese.
“Lajm i madh. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të marrë neser detyrën, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do e përmbyllë 2020 me Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke i dhene fund thuajse 3 vite pa të. Ky është hap i madh. Le të vazhdojmë perpara” thekson mes të tjerash ambasadorja amerikane.