Një 32-vjeçar ka humbu jetën pasi në kushte të rënduara psikologjike në banesën e tij ka prerë damarët e duarve.
Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi L.I., dhe ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në lagjen “Komuna e Parisit” .
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.