Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, pas një aksidenti automobilistik në rrugën e Kombit, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Fangut.
Dy automjetet me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.